E shkuar e errët mes drogës dhe plagosjeve/ Reagon Andi: Ja si qëndron e vërteta…

16/10/2020 18:42

Ditët e fundit, në media kanë qarkulluar lajme të shumta që e lidhin Andin e “Për’Puthen” me skandale të rënda.

Mediat kanë aluduar se 24-vjeçari, ka plagosur në Itali dy policë, si edhe është marrë me lëndë narkotike. Këto zëra Andi i hodhi poshtë dhe tregoi se familja, në veçanti mamaja, po i përjeton shumë keq këto lajme. Ai u shpreh se në jashtë Shqipërisë është strehuar tek kushërinjtë dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në kujdesin e tyre. Për atë që ai është bërë pishman nga e shkuara, është shuma e madhe e parave që ka shpenzuar, për të cilat thotë se ia siguronte familja.

“Unë vetë se kam problem por familja është prekur pak. Mamin e shoh të prekur përditë për gjëra që nuk janë reale. E vërteta në fakt është që unë nuk kam një të shkuar të errët, të sherreve, drogës, sidomos me policinë. Unë 16-vjeç dhe 18-vjeç kam qenë në Tiranë. Jashtë kam shkuar tek kushërinjtë.

Një herë kam shkuar në komisariat dhe kam shkuar prej makinës . S’kisha vendosur rripin e sigurimit dhe më kërkuan atje, sepse nuk kisha as patentën. Paratë i kam fituar nga familja. Faktikisht kam qenë pak i lëvizshëm, por thjesht kanë qenë kapriço të moshës, e doja këtë gjë dhe bëja si shpirti i keq para babit. Nëse një person ka baza të forta për këtë gjë, të më thotë sepse unë nuk di gjë. Këto janë të rreme. Është diçka që edhe merret seriozisht edhe me shaka. Merret për të keq sepse krijohet një figurë e keqe dhe me shaka se janë budallëqe”, u shpreh Andi.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel