A po mendohet një largim? Pyetja që ngre dyshimet në takimin mes Teas dhe Arjonit

16/10/2020 19:23

Takimi i fundit për këtë javë, ishte ai mes Arjonit dhe Teas. Takimi i tyre u duk se shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga të dyja palët.

Biseda u orientua në fillim në pyetjet e thjeshta, klishe, të mjaftueshme për të njohur më shumë një person. Arjoni tha në studio se gjatë gjithë takimit ishte paksa në siklet, kjo gjë u pasqyrua edhe nga Tea. Ata e justifikuan këtë “ngërç” si “jo dominim”, pasi sqaruan se të dy nuk janë të tillë në një marrëdhënie.

Arjoni gjatë bisedës pyeti Tean nëse ajo do të largohej nga emisioni, nëse do të gjente djalin e duhur. Tea u shpreh se po, do e pranonte një gjë të tillë. Po kështu u shpreh dhe Arjoni, i cili tha se nëse në këtë emision do të gjejë të duhurën, atëherë edhe ai do të largohet nga formati.

Arjoni: Momentin që ti e kupton që një djalë nga ata që ke dalë ti, do dalësh apo e ke njoh e kupton që është fiks për ty, a do të ishe e gatshme ta lesh emisionin.

Tea: Po. Ti?

Arjoni: Patjetër që po, kjo duhet.

Top Channel