​Szunyog: Dialogu duhet t’i mbyll të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë

16/10/2020 15:40

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet me një synim, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe për mbylljen e çështjeve të hapura mes të dyja vendeve.

Sipas tij, varet nga Kosova se sa shpejt do të integrohet në Bashkimin Evropian, performimi siç tha ai, do të ndikojë edhe në marrjen e më shumë fondeve. Për ambasadorin e BE-së, në Kosovë sfida më e madhe për vendin, është implementimi i legjislacionit.

“Shpesh në raport mundesh me pa nuk ka progres, apo ka pak progres. Nuk është diçka impresive dhe janë dy shtete Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë progres më të mirë. Ndërsa, Serbia, Kosova, Bosnja Hercegovina janë me pak progres. Varet nga qeveria dhe shoqëria që me pas Kosova performim më të mirë. Kosova nuk është më e keqja por nuk është edhe më e mira, dhe kërkohet më gjatë për me mbrri”, ka theksuar ambasadori i BE-së në Kosovë.

Szunyog ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

“Ato zotime të njëanshme janë disa prej tyre pozitive dhe mund të jenë në dobi për dialogun. Ka prej tyre që nuk kanë të bëjnë mes Kosovës dhe Serbisë. Ka elemente pozitive. Por BE dhe ShBA po punojnë shumë ngushtë për ta garantuar stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë por edhe vendeve tjera në rajon”, shtoi ai.

Ky i fundit ka theksuar edhe progreset e stagnimet e vendit të theksuara në raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian. Ai ka ngritur shqetësimin për sektorin e arsimit në Kosovë dhe atë drejtësisë.Sipas tij, nga mosha 18 deri 30 vjeçare, 40 përqind e të rinjve janë të papunë. Për çka theksoi se faktori kryesori është arsimi i dobët.

“Dialogu zhvillohet me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo duhet të mbyll të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, të rinjtë kosovarë duhet Të qëndrojnë në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre. “E para çka munden të rinjtë të bëjnë është me ndejt në Kosovë edhe me punu për këtë shtet. E dyta është me rëndësi që të përfshihen në aktivitete qytetare. Koordinimi i punëve evropiane duhet të keni një përkrahje të fuqishme aty nga spektri olitik dhe në sistem të fuqishëm. Ai është pyetur nga studentët se si ka ndikuar përfshirja kosovarëve në vatrat e luftës në Siri e Irak, në mosliberalizimin e vizave për qytetarët.

“Nuk mendoj se ky rast konkret është i lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. Tash procesi është në dorën e shteteve anëtare”, u shpreh ai. Kështu ka theksuar ai në diskutimin me studentët e Fakultetit Juridik n ë kuadër të Guest Speaker Program me temën ‘’Rruga Evropiane e Kosovës dhe Kushtëzimi për Zgjerimin: Çfarë duhet të bëjë Kosova për t’i ndjekur reformat shpejt dhe më seriozisht?”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA