Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 16 mijë e 502 raste.

Derisa 14 mijë e 519 persona janë shëruar nga virusi korona, janë edhe 650 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i këtij infektimi.

Ndërsa, janë 1 mijë e 333 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333”, thuhet në njoftim.

Më së shumti raste janë shënuar në komunën e Prishtinës me 46 raste. Ndërsa, 7 janë nga komuna e Fushë Kosovës, 5 raste nga komuna e Gjakovës, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA