Një i ri në Britaninë e Madhe, nuk e ka pritur mirë kërkesën e punonjësve të supermarketit për të vendosur maskën, e për këtë arsye ai ka trazuar të gjithë raftet e produkteve.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një supermarket në Londër.

Fillimisht, burri ishte paraqitur në supermarket pa maskën mbrojtëse, për këtë arsye, për të minimizuar ndonjë infektim të mundshëm, punonjësit kanë kërkuar largimin e burrit nga objekti.

Në këtë moment ai është xhindosur dhe ka nisur të trazojë me forcë raftet. Raportohet se për neutralizimin e plotë të tij është dashur ndërhyrja e policisë.

Top Channel