Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Video prekëse e realizuar nga të famshmet shqiptare…

15/10/2020 17:38

Pandemia e koronavirusit ia zbehu paska qëllimin, por tetori i përket ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Jo vetëm Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor, por muaji tetor u dedikohet edhe grave të prekura nga kanceri i gjirit. Me anë të një spoti prekës, ku ishin “shkrirë” bashkë arti, mesazhi dhe dhimbja, ambasadoret e kancerit të gjirit në Shqipëri zgjodhën që në këtë formë të ndikojnë te femrat e prekura.

Enada Hoxha, Donika Godaj, Anjeza Dyrmishi, ishin të ftuara në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku folën rreth kësaj eksperience. Balerina Enada Hoxha tregoi prapaskenat e xhirimit të spotit; ajo tha se në një minutë tekst është përpjekur të jetë konform muzikës, tekstit dhe lëvizjeve. Dhe qëllimi përmes kësaj, është ndërgjegjësimi.

“Për të montuar këtë janë dashur ditë të tëra. Iu përshtata shumë edhe tekstit, sepse ishte shumë i ndjerë dhe i kishte të gjitha brenda. Brenda kërcimit u mundova të gjej lëvizjet e duhura. Pjesa e fundit fare u lidh bukur me tekstin. Unë në fund të kërcimit qesh në formë ironike, për të treguar që ka shpresë. Jam munduar të jap më të mirën në një minutë tekst. Të gjithë këtë gjë e kemi bërë me dashuri. Njerëzit mund të mendojnë gjëra nga më të ndryshmet, por kemi punuar me dashuri për këtë gjë”, u shpreh Enada.

 

View this post on Instagram

 

Ne shprehim veten, emocionet, përjetimet, dhimbjen, shpresën, me fjalë, lëvizje e tinguj! Në përballjen me sfidat e jetës, ne kemi nevojë të gjejmë forcën brenda vetes, si dhe nga njerëzit që duam fort e që na pranojnë për atë që jemi! Mbyll sytë dhe ndiej që unë jam Zot i vetes sime, shpirtit tim dhe asgjë nuk më prangos dot! Faleminderit Enada Gerd Vaso për performancën virtuoze dhe plot ndenjë që i bëre pjesës që shqipëroi dhe interpretoi Rezarta Reso nën tingujt e zërit hyjnor të Ambasadores tonë Ermonela Jaho. Faleminderit Anjeza Dyrmishi dhe @endritbardhifilmmaker për këtë produksion rrënqethës që realizuat për kauzën e Fjongos Rozë. Faleminderit Iva Tico për suportin dhe koordinimin. Faleminderit Arté Boutique Hotelpër bashkëpunimin. Kjo video është realizuar për fushatën e 12 të YWCA of Albania, për të treguar mbështetjen ndaj çdo gruaje dhe vajze që është duke u përballur me kancerin e gjirit! Ndihemi nën petkun tuaj! @ermonelajaho #YWCAofAlbania #Fjongorozëmëkujton #12vjetkundërkancerittëgjirit #abibank #USEmbassyTirana #Roche #TopChannel #HygeiaHospital #UNFPAAlbania #sophiecaffe #hausbrandt

A post shared by YWCA of Albania (@ywcaalbania) on

Top Channel