Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 13.754 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke vazhduar me trendin e lartë në infeksionet ditore.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 13.754 raste të reja në 24 orët e fundit, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.354.163, ndërsa me 286 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 23.491.
Ndërkohë numri i të shëruarve në vend ka arritur në 1.048.097 me 8.392 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 për qind ka rënë në 1 për qind dhe tek 24,9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar në kryeqytetin Moskë me 3.942 raste të reja arriti në 347.946, ndërsa me 57 vdekje numri i viktimave në 5.796.
Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 478 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 52,2 milionë.
Top Channel