“Na na, na, se kështu i prek të gjitha ti”/ Andi dhe Shqipja në takim, çfarë ndodhi?!

15/10/2020 19:06

Një takim që ishte destinuar të ndodhte në javët e para të emisionit, por ndodhi disa kohë më pas.

E kemi fjalën për takimin mes Andit dhe Shqipes, e cila rezultoi një surprizë e vërtetë. Takimi nisi me një lojë të Shqipes. Ajo “aktroi” sikur nuk do të vinte në takim dhe kjo gjë nervozoi jo pak Andin, i cili tentoi të largohej nga takimi.

Por në atë moment shfaqet Shqipja, e cila i dhuron një përqafim të ngrohtë djalit. Biseda më pas mori një rrjedhë komplet tjetër, ku u folën për dyshimet që lidhin të dyja palët. Shqipja pyeti Andin nëse ishte “duke aktruar”, një gjë kjo që është akuzuar shpesh nga publiku dhe Arjan Konomi për shkak të takimeve me Tean. Ai tha se nuk aktron asnjëherë por çdo gjë e bën me dëshirë të plotë.

Në fund të bisedës, ata zgjodhën të drejtoheshin për në një tjetër ambient. Për të vijuar me pjesën e tretë dhe të fundit të takimit mes tyre.,.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel