“Mos e harroni maskën”, Manastirliu publikon videon dhe këshillon qytetarët
15/10/2020 10:13
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat kudo jashtë shtëpisë.
Manastirliu thekson se maska duhet mbajtur, me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje.
Mesazhi i Manastirliut:
🔴#COVID19
😷 Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia!
Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, të japim bashkërisht, edhe një herë, një shembull solidariteti, ashtu siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira.
#MbajeMaskën
#RuajShëndetin
#ShpëtoJetë
Top Channel