“Lozonjare, e qetë dhe ndryshe”/ Tea komenton takimin e Andit dhe Shqipes: Andi ishte…

15/10/2020 19:12

Kjo e enjte në “Për’Puthen” iu dedikua plotësisht takimit mes Andit dhe Shqipes.

Takimi mes tyre shkoi shumë mirë dhe gjatë saj u pa një Shqipe ndryshe nga ajo që është shfaqur në studio. Shqipja u tregua tepër e përkushtuar në takim dhe kjo gjë nuk mbeti pa u komentuar në studio.

E para që e mori fjalën ishte Tea, e cila ka realizuar tre takime me Andin. Ajo theksoi se Andi ishte ashtu siç është gjithmonë, por përshtypje asaj i ka bërë Shqipja, për të cilën tha se u shfaq lozonjare e qetë dhe ndryshe.

“Takim normal, Andi siç është ai gjithmonë. Ndërsa Shqipja lozonjare, e qetë, ndryshe nga ajo që shfaqet në studio”, u shpreh Tea.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel