Libër për Kick Boxing shqiptar/ Historia e federatës së sportistëve të MMA në Shqipëri

15/10/2020 15:36

Kështu nuk ka ndodhur të shfaqem ndonjëherë, por ndodh tani. Kur nje sportist shkruan një libër, Arjan Rizai, kryetar i Federatës MMA.

Për ata qe nuk e kuptojnë çfarë është MMA?

Artet marciale të përziera. Gjithpërfshirja e sporteve luftarake në një sport i zhvilluar në Amerikë. Ndiqet nga të rinjtë dhe është nje trend qoftë edhe për grupmoshat e të rinjve. Ndihmon shumë në zhvillimin e tyre.

Prej sa kohësh e njohin dhe e aplikojnë në Shqipëri?

Është krijuar që në vitin 2012 si federatë. Kur një grup sportistësh bënë të mundur krijimin e saj.

Ky është një sport kryesisht për të rinjtë?

Jo. Është një sport miks. Një nga sportet më elitare në Amerikë dhe që ka mare shtrirje në gjithë botën. Stërvitja ështe pro natyrës njerëzore e në përputhje me peshën e njeriut.

Cfare përmban libri juaj?

Historikun e federatës, largpamësinë, emocionet dhe përjetimet  e jetës sime. Dietat ushqimore për një jetë të shëndetshme, rregulloren dhe gjithçka i duhet një sportisti për t’u shndërruar në elitar.

Top Channel