Gruaja ndan historinë familjare: Mamaja u diagnostikua dy herë me kancer dhe i fitoi betejat…

15/10/2020 18:27

Tetori njihet në botë si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Për këtë gjë u fol këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku Rezarta Reso tregoi një histori familjare. Ajo tha e ëma e saj, Ivoni u diagnostikua me kancerin e gjirit shumë vite më parë. Por me vullnet, pozitivitet dhe shumë kimioterapi të kryera ajo arriti që të mposhte sëmundjen. 17-vite më vonë, sipas Rezartës, nëna e saj Ivoni u diagnostikua përsëri me kancerin e gjirit, por këtë herë sëmundja nuk ishte shumë agresive.

Ajo tregoi se e ëma e fitoi këtë betejë të dytë, por sëmundja e ka lënë të dobët me shëndet dhe pjesën më të madhe të ditës e kalon e ulur. Rezarta thotë se mamanë e ndihmuan jo pak memografitë e kryera dhe herën e dytë të diagnostikimit të sëmundjen, Ivonija e mësoi si rezultat i vizitave rutinë që bënte çdo vit.

“Mami me besim dhe vullnet e mbushte veten me pozivitet. Ajo ishte e jashtëzakonshme, pas 17-vjetësh kur mami ishte iu përhap në gjirin tjetër. Doktorët thanë që është kancer tjetër. Ti je shëruar krejtësisht nga një kancer i mëparshëm dhe kjo ishte një gjë tjetër. Mamin kësaj radhe e shpëtoi momografia. Ajo shkonte rregullisht çdo vit, kanceri u kap në periudhë shumë të vogël. Është një shans sa më e vjetër të jetë gruaja në moshë aq më pak agresiv është kanceri i gjirit. Mami është 82-vjeç sot, pasojat e kimioterapisë e kanë dobësuar atë. Kuptohet që pjesën më të madhe të kohës mamaja e kalon ulur, por është midis nesh dhe ka pasur dy beteja të vështira. Ne gjatë asaj periudhe mësuam shumë. Babai po ashtu, shoqëria. Ne mësuam se si ta përjetojmë përballojmë, se si psikologjikisht të jemi ne të parët të bëjmë sfidën ndaj kancerit. Sa më shumë ngrohtësi në familje, sa më shumë biseda të hapura”, u shpreh Rezarta.

Top Channel