Këtë pasdite e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte Marsi.

Ajo njihet nga publiku falë bashkëpunimit që ka bërë me këngëtaren e njohur Çiljeta Xhilaga në realizimin e këngës “M’ke Harru”. Gjatë fjalës së saj në studio Marsi tregoi se të gjithë ç’ka arritur deri më tani ia ka kushtuar të ëmës.

Kjo pasi ajo, siç tha edhe Marsi, përpos sëmundjes së rëndë që ka, ka punuar shumë punë për të rritur atë. Mes lotësh, Marsi gjeti forcën për të interpretuar një këngë të vjetër greke për të ëmën.

“Që në moshë të vogël kam punuar, që 14-vjeçe, punoja tek biznesi babit. E kam qejf punën, çfarëdo të jetë e kam qejf punën. Erdhi një moment dhe familja më tha vazhdo punën dhe vijo dëshirat. Këto që kam realizuar deri tani ia dedikoj më shumë mamit, sepse ka punuar shumë edhe kur ka qenë mirë dhe nuk ka qenë mirë. Ajo vuan nga një sëmundje që shpresojmë ta kalojë edhe çdo gjë që kam arritur sot ia kushtoj asaj. E dua shumë sepse është femër e fortë, më ka qëndruar afër”, tha Marsi.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel