Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Fjolla Morina po vazhdon të vuajë masën e dënimit “arrest shtëpiak” në qytetin e Kukësit, por një person i veçantë po e mbështet atë.

Së fundmi, këngëtarja Morina ndau me ndjekësit një fotografi ndryshe nga të tjerat, ku shfaqej në krahët e një mashkulli, që mendohet të jetë i dashuri i saj, teksa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “mbreti im”.

Megjithëse Fjolla ka preferuar ta mbajë për vete jetën e saj private, duket se kësaj radhe ajo nuk hezitoi të ndajë me ndjekësit një moment, ku tregonte se ndjehej mirë në krahët e personit që kishte afër.

Imazhi në fjalë është komentuar dhe ka zgjuar kureshtje të madhe te fansat, pasi Fjolla nuk e ka zbuluar fytyrën e mashkullit, në krahët e të cilit po merrte këtë përqafim.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA