Paulo Dybala është ende duke pritur për debutimin e tij në sezonin e ri, por ndërkohë, e ardhmja e ish-sulmuesit të Palermos, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me Juventusin, mbetet e paqartë.

Distanca midis ofertës dhe kërkesës është e rëndësishme dhe, sipas britanikes “Daily Mail”, ekziston një numër faktorësh që sugjerojnë një lamtumirë sezonin e ardhshëm.

Pirlo nuk e konsideron thelbësor, bashkëjetesa “Joyas” në fushë me Cristiano Ronaldon nuk do të ishte e lehtë dhe, përveç kësaj, do të shtoheshin problemet ekonomike të Juves, që burojnë nga Koronavirusi.

Sipas këtij informcioni të “Daily Mail”, bardhezinjtë do të ishin të gatshëm ta shisnin Dybalan, aq sa ata tashmë kanë vendosur çmimin 80 milionë euro për sulmuesin. Manchester United dhe Tottenhami po e ndjekin nga afër situatën e argjentinasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA