Flokët ngjyrë rozë, mollëza tejet të ngritura, ylli i muzikës pop Madonna ka tronditur rrjetin e Instagramit me pamjen e saj të re.

Artisja nëpërmjet disa selfieve ka ftuar popullsinë amerikane të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale te 3 nëntorit. 62-vjeçarja me pamjen e saj të re, ka postuar një sërë fotografish ku shfaqet me një prerje stil bob me onde, duke promovuar zgjedhjen e saj politike dhe pjesëmarrjen në votime.

Dikush hodhi idenë që ajo mund të kishte përdorur  filtra, pasi imazhi i saj ishte vite drite larg pamjes që jemi mësuar tashmë të popstarit. Ishin të shumtë zërat qe flasim mbi ndërhyrje të reja estetike, madje duke thënë se ishin tejet të ekzagjeruara.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel