Mandatet e dy anëtarëve jo gjyqtarë, Erjon Muharremaj dhe Maksim Qoku nuk përfundojnë në shkurt të vitit 2021, siç e ka llogaritur Kuvendi, por mbylljen në dhjetor 2021, atehërë kur edhe ky institucion ka nisur nga puna.

Në një mbledhje në dukje rutinë, pushteti i gjyqësorit i vendosi kufinj të prerë pushtetit legjislativ, i cili në fillim të këtij muaji njoftoi shpalljen e vakancës për 2 vende në KLGJ dhe 2 vende të KLP-së, pasi sipas kalkulimeve të tyre anëtarëve me mandat 3-vjeçar u kishte mbetur dhe pesë muaj kohë.

Por përpara se anëtaret të shpreheshin qartë për kohëzgjatjen e mandatit të secilit, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Mehdi Bici ka shpërthyer në akuza ndaj Kuvendit që me thirrjen për aplikim nisi përgatitjet për zëvendësime. Bici akuzoi Kuvendin për kontroll ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Madje ai deklaroi se Kuvendi do të ndërrojë drejtuesin e KLP-së me qëllim që të kapë sistemin e prokurorisë tani që duhen mbyllur shumë dosje. Por me herët edhe KLP-së refuzoi njëkohësisht si të gabuara llogaritë e Kuvendit mbi mandatin e Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit, që sërish vuri në dukje se mandati 3-vjeçar i tyre nuk përfundon në shkurt 2021, por në fund të vitit.

Top Channel