A po lind dashuri në “Për’Puthen”?/ Shqipja nuk heq dorë, përsëri Andin për takim

15/10/2020 19:49

Një takim vërtetoi se romanca mes Andit dhe Shqipes është në udhë të mbarë.

Duke parë flirtet dhe kiminë e krijuar, Shqipja zgjodhi për në takimin e radhës përsëri Andin, për të cilin tha se dëshiron të shuajë çdo dyshim. Kjo zgjedhje duket se la të kënaqur 24-vjeçarin, i cili preferoi të buzëqeshte e të mos thoshte asnjë fjalë.

Kujtojmë se takimi mes tyre shkoi shumë mirë. Ata e nisën bisedën në një bar, ku folën mbi paqartësitë që kanë me njëri-tjetrin, për ta zhvendosur takimin në një fushë golfi, ku nuk munguan “ngacmimet” dhe nuancat romantike.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel