Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku Kasëm Pirjasi masakroi e më pas dogji nënë e bir pasi nuk takonte dot të dashurën e tij, nuse në këtë familje, në ”Shqipëria Live” eksperti kriminalistik Artan Rexhepi ka treguar disa detaje të reja.
Ai tha se kjo ngjarje do të mbaronte së verifikuari për 3 orë sepse ka ndodhur në një zonë të vogël, por nuk është bërë puna e duhur nga policia.
Gjithashtu eksperti ka treguar një të vërtetë që shumë pak persona e dinë. Sipas tij rastet ekstreme të krimeve ndodhin nga femrat, duke rritur dyshime se Hysnie Hoxhallari ka qenë ‘koka’ e krimit të dyfishtë.
“Mund të merren tabulatet e celularëve, nëse ka takuar atë personin merren edhe tabulate i tij verifikohen. Ajo ngjarje nuk do më shumë se sa 2-3 orë. Janë ngjarje lehtësisht të ekzaminueshme. Zjarri mund të zhdukë AND-në, por jo provat e tjera, pasi është ngjarje në zona të izoluara. Nuk ka nevojë për shumë hetime. Rastet ekstreme të krimeve ndodhin nga femrat, edhe pse rastet e dhunës ndodhin më rrallë nga to, por kur bëjnë krim e bëjnë. Në zonat rurale ndodhin më shumë”, tha ai.
Top Channel