23/11 22:09
Për të fotografuar një nga krijesat më të rralla në Tokë duhet të jesh tepër i aftë dhe jashtëzakonisht me fat.
Por Sergey Gorshkov është qartësisht të dyja gjërat – siç demonstrohet nga fotografia e tij mahnitëse e një tigri siberian, ose Amur, thellë në pyjet e Lindjes së Largët të Rusisë.
Imazhi sapo ka fituar çmimin si fotoja më e mirë nga bota e egër.
Tigri femër shihet duke përqafuar një pemë, duke u fërkuar me lëvoren për të lënë aromën e saj dhe për të shënuar territorin në Tokën e Parkut Kombëtar Leopard.
Top Channel