“Tigri përqafues”/ Momenti i kapur në kamerën e fshehtë shpallet fotoja më e mirë nga bota e egër

14/10/2020 16:41

Për të fotografuar një nga krijesat më të rralla në Tokë duhet të jesh tepër i aftë dhe jashtëzakonisht me fat.

Por Sergey Gorshkov është qartësisht të dyja gjërat – siç demonstrohet nga fotografia e tij mahnitëse e një tigri siberian, ose Amur, thellë në pyjet e Lindjes së Largët të Rusisë.

Imazhi sapo ka fituar çmimin si fotoja më e mirë nga bota e egër.

Tigri femër shihet duke përqafuar një pemë, duke u fërkuar me lëvoren për të lënë aromën e saj dhe për të shënuar territorin në Tokën e Parkut Kombëtar Leopard.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA