Shteti australian Victoria ka raportuar 5 vdekje dhe 7 raste të reja me koronavirus.

Në një konferencë për media në Melbourne, kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews tha se numri i përgjithshëm i viktimave në Victoria arriti në 816 ndërsa në mbarë vendin në 904.

Ndërkohë, Zelanda e Re konfirmoi dy raste të reja të koronavirusit që erdhën nga Bangladeshi dhe Britania e Madhe, me çka numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 1.874, përfshirë 25 viktima dhe 1.809 të shëruar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht ka 40 raste aktive me asnjë që po trajtohet në spitalet e vendit.

Top Channel