Po lind një dashuri në “Për’Puthen”? Ana bën premtimin live: Për Fatjonin jam e gatshme të ndryshoj…

14/10/2020 18:57

Kjo e mërkurë në “Për’Puthen” iu dedikua plotësisht takimit mes Fatjonit dhe Anës.

Dyshja duket se ka një pëlqim për njëri-tjetrin dhe kjo është parë nga situatat e krijuara në studio. Para pak javësh, Fajtoni shfaqi shenja xhelozie ndaj Anës, e i tha kësaj të fundit se nuk e sheh si diçka normale të përkëdhelet me të gjithë në takime.

Ana asokohe e justifikoi sjelljen duke thënë se është pjesë e karakterit të saj, të jetë e përkëdhelur. Ndërkaq, Ana sot bëri deklaratën e fortë në studio; ajo u shpreh se është e gatshme të ndryshojë gjëra të karakterit të saj nëse Fatjoni e dëshiron një gjë të tillë. A po lind një dashuri e re në “Për’Puthen”?

Ana: Unë këtu nuk kam ardhur për të ndryshuar karakterin tim.

Arjani: Unë pashë një Fatjon të fikur dhe te Fatjoni kjo kuptohet menjëherë. Fajin e kishe ti Ana, sepse po përdorje të njëjtën sjellje, përkëdhelje, kjo gjë e ka shqetësuar Fatjonin.

Ana: Arjan e kam thënë dhe po ta them për herë të fundit. Karakteri im është i tillë dhe këtu dua të gjej një person që më pranon kështu siç jam, me shalë pa shalë, me flokë pa flokë. Nuk lejoj njeri të ndrydhë karakterin tim. Do të ndryshoja për dikë që do të jem në të ardhmen. Unë jam një person që i pranoj gabimet e mia, do të ndryshoj sjellje të caktuara të karakterit tim për Fatjonit, çfarë nuk shkon i them. Unë gjithmonë do ta kem pjesë të jetës time, edhe nëse nuk do ta kem të dashur do ta kem shok. Ai nuk do të jetë asnjëherë i parëndësishëm. Fatjonin e vlerësoj shumë.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA