Përfundon takimi midis naftëtarëve dhe përfaqësuesve të kompanisë, nuk arrihet asgjë
14/10/2020 17:17
Ka përfunduar takimi midis një përfaqësie të naftëtarëve protestues dhe të ashtuquajturve përfaqësues të firmës.
Në përfundim të takimit nuk është arritur asgjë përveç premtimeve boshe.
Protestuesit përfaqësoheshin nga 6 specialistë të rafinerisë ndërsa pala tjetër përfaqësohej nga Gëzim Hajruli dhe një avokat.
Hajruli është i njëjti person që nënshkroi kontratat me naftëtarët rreth 2 muaj më parë, të cilat rezultuan të pavlefshme.
Naftëtarët do të vazhdojnë protestat dhe grevën e urisë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, pagat e papaguara.
Top Channel