Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 Tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur sot se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambjentet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme në emisionin Open, u publikua ekskluzivisht edhe modeli i fletës së gjobës.
Aty përcaktohet data, vendi i konstatimit të shkeljes, të dhënat personale si masa në lekë.
Top Channel