“Na hidh në pyll dhe ne do të mbijetojmë”/ Ana u del të gjithëve kundër dhe i beson kimisë…

14/10/2020 19:43

Opinionisti Arjan Konomi e komentoi marrëdhënien mes Anës dhe Fatjonit si një krisje, që shumë shpejt mund të përfundojë në “një çarje të madhe”.

Por kjo gjë u mohua kategorikisht nga Ana, e cila tha se mes saj dhe Fatjonit ekziston kimia dhe këtë e ilustroi me një shembull.

“Na hidh në pyll dhe ne do të gjejmë një rrugë për të mbijetuar”.

Ndërsa më tej shtoi se një ndjenjë e mirëfilltë mes tyre ende nuk është formuar.

Arjani: Pas debateve që ju keni pasur në marrëdhënien tuaj ka një krisje, një krisje shumë e rrezikshme. Nga sjellja juaj varet nëse do të krijohet një çarje apo bashkim. Ju keni një problem të madh, Fatjoni dëshiron të jetë dominues, po ashtu edhe Ana.

Ana: Mes meje dhe Fatjonit ka një kimi. Na hidh në pyll dhe ne do ta gjejmë një rrugë për të mbijetuar, nuk ka ndonjë ndjenjë konkrete. Simpati ka, tërheqje ka, nuk mund të themi që ka ndjenjë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA