Mjeku shqiptar në Nju Jork komenton mbajtjen e maskave në ambiente të hapura: Është absurde…

14/10/2020 22:47

Shumë vende në Evropë e kanë vendosur të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe të hapura.

Një masë të tillë do të aplikojë dhe Shqipëria duke nisur nga dita e nesërme. Kjo ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Open”, ku të ftuar ishin ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit.

Mjeku Sulejman Çelaj, i cili prej vitesh ushtron profesionin e tij në Nju Jork tha në “Open” se në atë shtet maska nuk është e detyrueshme të mbahet në ambiente të hapura. Madje ai e cilësoi këtë masë si një absurditet.

“Në një Nju Jork nuk është kjo. Është absurde të mbash maskë kur mban distancën fizike. Një person të jetë me miqtë familjarët, të mbaj maskë. në ambiente të hapura? Kjo nuk ndodh. Por në ambientet e mbyllura është e detyrueshme”, tha Çelaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA