Kreu i Sindikatës për TCH: Nuk shohim asnjë dritë jeshile, ç’do bëhet me fatin e familjeve

14/10/2020 12:19
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj në një intervistë të shkurtër në edicionin informativ në Top Channel i gjendur në ambientet e rafinerisë tha se instancat përkatëse duhet të japin një zgjidhje se çfarë do të ndodhë me fatin e familjeve të tyre.

Ai theksoi se nuk shikon asnjë dritë jeshile për këtë çështje që ka një vit që zgjat.

“Këtu i vetmi privat janë naftëtarët, gjendja sa vjen e rëndohet, jemi në një vend me lagështirë, por të detyruar duke mos marrë asnjë përgjigje të vendosur në këtë akt ekstrem, nuk janë prononcuar në një zgjidhje nuk shohim dritë jeshile, kemi kërkuar të na jepet çfarë na takon. greva ka kohë që ka filluar se  ne kemi prej një vitit të gjendur në rrugë. këto janë protesta paqësore, të na japin një zgjidhje se çfarë do të bëhet me fatin e familjeve tona”, tha Dautaj.

Kujtojmë se ditën e sotme qindra naftëtarë të Ballshit kanë mundur të futen me forcë në ambientet e rafinerisë, por aty nuk gjetën asnjë punonjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA