John Travolta dhe Kelly Preston

Aktori i famshëm John Travolta i ka uruar ditëlindjen gruas së tij , Kelly Preston, e cila humbi betejën me kancerin para 3muajsh.

Gruaja e tij prej 29 vitesh, Kelly Preston, vdiq në moshën 57 vjeçare më 12 korrik 2020 pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Ylli i Hollywood-it, 66 vjeçar, ndau një foto ku shfaqeshin mamaja e tij Helen Cecilia Burke dhe babai Salvatore Travolta në ditën e dasmës së tyre krah për krah me një imazh të dasmës së tij me Kelly.

John dhe Kelly u takuan në fillmin “The Experts” në 1989 dhe filluan takimet; ai i propozoi në prag të Vitit të Ri në 1991 në hotel Palace në Gstaad, Zvicër.

Ylli i “Grease” dhe Kelly u martuan më 5 shtator 1991, në kohën kur ajo ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Jett.

Ata u martuan për herë të dytë në ShBA më 12 shtator në Daytona Beach, Florida. Jett, i cili lindi në prill të vitit 1992, vdiq në moshën 16 vjeçare në janar të vitit 2009.

John dhe Kelly, të cilët luajtën në “Jerry Maguire”, “Tëins” dhe “For Love of the Game”, janë gjithashtu prindër të vajzës Ella, 20 vjeçare dhe djalit Benjamin, nëntë vjeçar.

Beteja e Kelly me kancerin nuk u bë publike deri pas vdekjes së saj përmes aktorit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel