Hapet Akademia e Kodimit, Veliaj: Lagjet e reja, hapësira për industritë kreative, bursa për grupet në nevojë

14/10/2020 17:38
Erion Veliaj

Në ambientet e Tech Space në Tiranë është çelur sot zyrtarisht Akademia e Kodimit nga Protik, e cila u mundëson të rinjve që të trajnohen me modelet më të mira të programimit në teknologji dhe të jenë gati për tregun më dinamik dhe të mirëpaguar të punës.

Përmes kësaj akademie, të rinjtë mund të marrin e të perfeksionojnë aftësitë e tyre në Code & Go, zhvillim programesh dhe Web & GO zhvillim ueb.
Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se në Tiranë po krijohet një ekosistem ku të rinjtë dhe të rejat të përgatiten për sfidat e tyre të ardhshme. “Dje peruruam hapjen e qendres TUMO dhe duket qe ne Tirane po krijohet një ekosistem ne fushen e teknologjise. Do te japim bursa për fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti.

Po ashtu, kemi planifikuar nje hapësirë edhe në lagjet e reja si ne Kombinat apo zona te “5 Maji”, për industritë kreative, që lidhen me artet, dizajn, fashion etj”, tha ai.

Veliaj theksoi se për të mbështetur grupet e disavantazhuara do të ketë bursa të posaçme.

Akademia e Kodimit sjell mundësinë që të rinjtë të trajnohen me modelet më të mira të programimit në teknologji dhe të jenë gati për tregun më dinamik dhe të mirëpaguar të punës. Coding Academy, siguron një certifikatë që njihet nga shteti francez dhe jep akses pune kudo, pasi përgatit profesionistë të pavarur. Certifikata njihet nga bizneset në gjithë Europën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA