Sulmohet anija turke e peshkimit pranë brigjeve të Krimësë, një viktimë dhe katër të plagosur Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 5.132 persona.
Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 5.132 raste me COVID-19.
Kjo shifër është regjistruar si shifra më e lartë që nga prilli e deri tani.
Më tej thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 43 persona dhe se numri gjithsej i rasteve me COVID-19 në Gjermani ka arritur në 334.585, ndërsa numri gjithsej i vdekjeve nga virusi në 9.677.
Teksa vazhdojnë trajtimin në kujdesin intensiv 620 të sëmurë me COVID-19, theksohet se Gjermani numri i të shëruarve ka arritur në 281.900.
Top Channel