Ne ditën e 17 te grevës se urisë, protestuesit shpërthyen portën kryesore te rafinerisë se naftës ne Ballsh.
Pas disa minutash përballjeje me punonjësit e sigurisë, protestuesit rrezuan derën u futen ne ambientet e rafinerisë.
Naftëtarët u drejtuan drejt ndërtesës se administratës ndërkohe qe forcat e sigurisë ishin vendosur ne hyrje te saj.
Me thirrjet “duam leket tona”, naftetaret shkuan drejt ambienteve te punës. Sipas specialisteve, brenda rafinerisë ka pajisje qe duhen mirëmbajtur, pasi lenia pas dore përben një rrezik serioz jo vetëm për punonjësit por për gjithë rrethin e Mallakastër.
Protestuesit lëvizen paqësisht ne te gjithë rafinerinë. Forcat e sigurisë u tërhoqën pasi sipas kreut te sindikatës se naftetareve, edhe ata kane 3 muaj pa marre pagat. Pas tre orësh, naftetaret u larguan duke deklaruar se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre.
Top Channel