Një ish ushtar serb ka rrëfyer në RTV Dukagjini masakrat ndaj shqiptarëve, duke dhënë detaje mbi fshehjen e trupave.

Ai ka parë vetë një varrezë masive mes Izbicës dhe Kodernicës (Skënderajt), ku sic thotë, civilë, shumica romë bënin nxjerrjen e kufomave të shqiptarëve dhe i ngarkonin në një kamion të madh ushtarak serb. Personi kishte mbërritur atje në ditën e tretë ku puna ishte drejt përfundimit e po rrafshohej terreni ndërsa kufomat po dërgoheshin drejt Mitrovicës. Ish ushtari bëri këtu një rrëfim tronditës.

“Ka dëshmitarë të tjerë, jo nga ky por një terren tjetër. Në bazë të hulumtimeve tona të pakta, një pjesë e kufomave ka përfunduar në Smedrevë, në furra për djegie, ashtu sic kanë shkrirë tanket dhe pajisjet ushtarake pas luftës. nga ana e jo serbëve nuk ka dëshmi. Problemi më i madh është se pak njerëz kanë mbajtur shënime. Nuk kemi pasur aparate që të fotografonim. Mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që kemi marrë. Kemi qenë në atë terren pa e ditur që kishte qenë varrezë masive. Bëhet fjalë për rreth 140 njerëz të vrarë”.

Dëshmitari, të cilit për arsye sigurie iu mbulua fytyra e iu ndryshua zëri, tha se serbët lokalë kanë qenë fajtor për shumë fatkeqësi të kosovarëve. Sipas tij ata ishin organizuar në njësi të mbrojtjes territoriale dhe keqtrajtonin popullatën shqiptare.

Top Channel