Ana dëshiron shpjegime, Fatjoni “i bën bisht” bisedës/ Çfarë ndodhi në takimin e Anës dhe Fatjonit…

14/10/2020 19:35

Takimi mes Anës dhe Fatjonit sheshoi shumë mosmarrëveshje mes tyre.

Fatjoni i kërkoi Anës që të mos jetë e përkëdhelur me të gjithë meshkujt, pasi ai nuk dëshiron që femra që do të ketë në krah në një të ardhme të jetë e përkëdhelur. Ndërsa Ana, pranoi se do të ndryshojë disa sjellje të saj për të, pasi Fatjonin e vlerëson shumë. Ndërkohë Ana i kërkoi “llogari” Fajtonit, se përse ai i ka dërguar në takimin e parë lule Fjorelës, pasi një gjest të tillë e bëri dhe me të. Fatjoni u justifikua duke thënë se vajzave gjithmonë i dhuron lule.

Fatjoni: Çfarë kam bërë unë?

Ana: Ke dërguar lule ashtu sikurse më dërgove mua.

Fatjoni: Kjo është simbolike, që i dërgohet femrave. Çfarë të keqe kishte. Mua më duket normale.

Ana: Fatjon më shiko në sy jam Ana unë, të njoh mirë, nuk je tipi ti që me kë të dalësh t’i dërgosh lule. Pse mashtron, përse kaq mashtrues. Ti ke interes për këdo atje përveç personit që po flasim (i referohet Fjorelës).

Fatjoni: Ti the që për një person që do e kem në krahë do të ndryshoja.

Ana: Një ndër personat që unë e shoh si partner ose shok je dhe ti. Këtë llastim të tepërt do ta ndryshoja.

Fajtoni: Mbetet për t’u parë, kjo që the.

Ana: Çfarë të pëlqen tek Ana?

Fatjoni: Unë t’i kam thënë që në takimin e parë, karakteri i fortë, por të mos jenë këtë që ka më përpara.

Ana: Po të mos kishte ato a do të ishte Ana femra e duhur që do të doje të kishe në krahë?

Fatjoni: Nuk do të përgjigjem për këtë.

FOTO GALERI
6/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA