Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare
Luanët jetojnë në tufa, kurse tigrat dhe arinjtë janë zakonisht kafshë solitare.
Por nga njëherë në jetë krijohen bashkime e aleanca të papritura, siç tregon dhe kjo tufë e pazakontë që jetojnë në harmoni, edhe pse i përkasin specieve të dnryshme.
Prej traumës që kanë kaluar kur ishin të vegjël, ky luan, tiger e ari, kanë krijuar një lidhje të fortë, nga e cila mund të mësojmë të gjithë ne.
Rrjeti Bright Side sjell historinë unike të një prej familjeve me lidhje më të forta në botën e kafshëve …
Në 2001, policia e Georgia në SHBA bastisi shtëpinë e një trafikanti drogash dhe aty gjeti një skenë zemërthyese.
Në bodrumin e shtëpisë ishin tre këlyshë të tmerruar, një luani, një tigri e një ariu, të gjithë të kequshqyer, të e infektuar me parazitë dhe me shenja trajtimi abuziv.
Ariu Baloo kishte një qafore që i kishte prerë lëkurën. Tigri Shere Khan, dukej se ishte pranë vdekjes, ndërsa luani Leo, ishte mbyllur në një kuti të vogël.
Por ditëve të tyre mizore u erdhi fundi teksa autoritetet e Georgia i vendosën ato në qendrën e kafshëve Noah’s Ark, ku Baloo, Shere Khan, e Leo, kishin mbështetjen e njëri-tjetrit. Ato përkëdhelnin dhe luanin me njëri-tjetrin duke kaluar ngadale dhimbjet e te kaluares.
Kjo familje ishte tepër e lidhur mes anëtarëve te saj qe nuk i jepnin rëndësi ligjeve të natyrës.
Ariu i zi Baloo, kishte pësuar më shumë abuzime kur ishte këlysh dhe duhet të operohej kur u shpëtua. Ai u nda për një kohë nga miqtë e tij por kur u rikthye ata e mirëpritën me lojra, përkëdhelje e të lëpira.
Baloo ishte kthyer në një ari të qetë që bënte gjithçka për Shere Khan, tigrin e Bengalit, që ishte më i vogli nga të tre, dhe më çapkëni. Ai sulmon Baloo e Leo gjatë lojrave të tyre por dinte gjithashtu të tregonte shumë afeksion.
Treshja e vëllezërve jetuan së bashku për 15 vjet dhe kujdestarët e tyre thonë se nuk kanë parë ose dëgjuar të jenë bërë të dhunshëm ndonjëherë me njëri-tjetrin. Pas makthit që kaluan kur ishin të vëegjël, ata u shpërblyen me shumë, shumë ditë të lumtura.
Për fat të keq në 2016, luani Leo u diagnostikua me kancer dhe pak më vonë u nda përgjithmonë nga dy vëllezërit. Tigri Shere Khan e ndoqi atë në vitin 2018 dhe u varros pranë vëllai të tij në shtëpinë e tyre të drurit, ku ata preferonin gjithmonë të qëndronin.
Ariu Baloo është i vetmi i mbetur në rezervat dhe tashmë pret ditën që ndoshta treshja të bashkohet përsëri.
Top Channel