Situata e krijuar nga Covid-19 prek edhe këngëtaren Rovena Stefa: Kam anuluar 44 evente…

13/10/2020 17:56

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte këngëtarja Rovena Stefa.

Sikurse pjesa dërrmuese e artistëve, edhe Rovenën e ka prekur rëndë pandemia Covid-19 sa i përket financave. Me vendimet e marra nga qeveria, ndalohen eventet muzikore dhe muzika pas orës 8 të mbrëmjes, e për këtë arsye dasmat, evente që ishin parashikuar gjatë muajve të verës janë anuluar.

Një gjë e tillë ka prekur dhe këngëtaren Rovena Stefa, e cila tha se gjatë verës ka anuluar 44 evente. Ajo tha se gjendja ekonomike ka qenë e rënduar, por nuk mund të krahasohet me një punëtor të thjeshtë që vështirësitë i ka pasur më të mëdha.

“Gjatë verës ne kemi shumë evente, si jashtë vendit edhe brenda. Me bllokimin e rrugëve dhe ndaljen e gjithçkaje, ne na u ndalua të këndojmë. Mua më janë anuluar 44 evente. Ne me këto jetojmë gjithë vitin, investojmë gjithçka. Nga ana ekonomike nuk mund të qahem dhe të them jam më keq unë se një punëtor i thjeshtë. (Ligji i maskave me detyrim) Kjo është idiotësia më e madhe. Kam mbaruar për juridik, por pjesa sociale më prek, ne e përballojmë çmimin e maskave, por të varfrit jo”, tha këngëtarja.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA