Kur ekonomisti amerikan, Paul Milgrom shkoi të flinte, në mbrëmje, nuk e kishte imagjinuar se do të zgjohej në orën dy të mëngjesit për të mësuar se kishte fituar çmimin Nobel. Por kjo, është ekzaktësisht ajo që ka ndodhur.

Lajmin ia dha fqinji dhe kolegu i tij, Robert Uilson, me të cilin edhe ndan çmimin, që ishte detyruar të ngrihej dhe të kapërcente rrugën, për ti trokitur fort në derë, pasi komiteti i Nobelit më herët nuk kishte mundur ta kontaktonte atë përmes telefonit. Dhe pikërisht, momenti kur Milgrom zbuloi gjithçka, është fiksuar nga kamera e vendosur mbi portën e tij.

Milgrom kishte vendosur telefonin e tij pa zile, e kjo kishte detyruar fqinjin të ngrihej dhe t’ia jepte çmimin personalisht.

“Isha në gjumë dhe ra dera në orën 2 të mëngjesit. Kur pashë Bobin atje, që më thoshte se kishim fituar çmimin Nobel, ngriva.

Paul Milgrom dhe Robert Wilson, nga universiteti i Stanfordit fituan çmimin për punën e tyre për “përmirësimet në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

Top Channel