Rikthehet Rovena Stefa/ Bën ndërhyrje në hundë dhe e tregon ekskluzivisht këtë eksperiencë…

13/10/2020 17:30

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte këngëtarja e njohur, Rovena Stefa.

Para tre javësh, këngëtarja ka bërë një ndërhyrje në hundë dhe në studio tregoi rezultatin. Këngëtarja tha se operacioni shkoi shumë mirë. Ndër të tjera u shpreh se artistët janë një bashkësi stinësh dhe shpesh eksperimentojnë me pamjen e tyre.

“E di si jemi ne vajzat, por ta kem këtë kështu atë ashtu, nuk kënaqemi 100%. Unë jam e lumtur me atë që më ka bërë Zoti dhe prindërit e mi. Është moda, e njëjta hundë, e njëjta pamje, thashë hajde ta ndërroj pak. Është një gjë e çuditshme, por unë jam një person i guximshëm dhe kam eksperimentuar në ide për të sjellë ndryshime që i ndjej, që i kam. Ne artistët jemi një bashkësi stinësh, duam t’i kemi të gjitha ngjyrat dhe eksperiencat. Kjo është (e gjitha), thashë a ta kem pak hundën me majë”, u shpreh Rovena.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel