“Nuk kam tërheqje fizike dhe seksuale ndaj teje”/ Fjorela ia thotë troç, Mevlani ende shpreson për takimin

13/10/2020 19:09

Edhe pas insistimit të Mevlanit, Fjorela përsëri nuk dëshiron të ketë një takim me të.

Ajo tha gjatë puntatës së sotme, se e drejta për të vendosur i takon asaj dhe nuk ka tërheqje fizike dhe seksuale ndaj tij. Mevlani i perceptoi këto fjalë si një justifikim, pasi tha se kanë më shumë se një muaj në këtë emision dhe Fjorela nuk e ka thënë asnjëherë këtë gjë. Ndërsa shtoi se për hir të gjestit që ai bëri (surpriza e arushit dhe letrës ku i shprehte simpatinë), e meritonte një takim të dytë, pasi sipas tij asnjë person nuk dashurohet brenda një dite.

Berati: Mos u mundo o vëlla, je 33 vjeç dhe ajo 21 vjeçe.

Mevlani: Ke dalë me një vajzë dhe thua që i pëlqej të dyja.

Fjorela: Dhe ti ke bërë një gjë të tillë.

Rogert: Ju e vendosni në presion vajzën. Unë jam i ri dhe kam të drejtën e fjalës.

Berati: Ai është duke i bërë tepër presion. Ajo e vendos me çfarë të dalë dhe me takimin tim është ndjerë mirë.

Fjorela: Me Beratin më ka ecur muhabeti vaj. Unë nuk dal me Mevlanin. Për një takim të dytë me Mevlanit nuk e shikoj të arsyeshme. Ke parasysh që del në takim me një djalë dhe i tregon gocave sa më pëlqeu dhe dua një takim tjetër. Nuk kam tërheqje fizike dhe seksuale ndaj tij.

Mevlani: Ku të erdhi kjo pas një muaji?

Fjorela: Po ti si kalove nga Shqipja dhe tek unë

Mevlani: Unë s’po mbaroj për ty. Ka qenë një pëlqim ndaj Shqipes nuk kam pasur ndjenja ndaj Fjorelës. Më thirre në takim dolën dhe the ka shkuar çdo gjë mirë dhe aty s’më ke thënë ne nuk dalim më. Jemi një muaj këtu dhe tani e thua këtë.

Fjorela: Unë gjithmonë e kam thënë që nuk e dua një takim me Mevlanin. Thjesht leje këtë temë.

Mevlani: Këto fjalë që je duke thënë tani je duke dalë nga situata. Nuk dinë çfarë të thotë dhe thotë që nuk më pëlqen ti fizikisht. Si partner nuk të shoh dot. Për hir të gjestit që unë bëra e meritoj një mundësi të dytë. Askush nuk dashurohet brenda një dite.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel