Nga 14 tetori, Çekia mbyll kopshte, bare e restorante

13/10/2020 13:18

E përballur me një shpërthim të ri të sëmundjes, Republika Ceke është detyrohet të shtrëngojë në maksimum masat anti-Covid.

Vendi, që javët e fundit ka shënuar rritjen më të shpejtë të infektimeve për kokë në Europë, njoftoi se nga 14 tetori do të mbyllen të gjitha restorantet, baret dhe klubet.

 

Kjo mbyllje parashikohet të zgjasë deri në fillimin e nëntorit. Grumbullimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë. Qeveria çeke kishte marrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, duke përfshirë këtu mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

 

Kryeministri çek, Andrej Babis, sqaroi se në 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen. Javën e kaluar, Çekia regjistroi një numër rekord infektimesh, mbi 8,600 brenda një dite, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur për 76 për qind, përkatësisht në mbi 2,000. Vendi numëron gjithsej mbi 121,400 të prekur e 1,051 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA