Një modele e vetëkrijuar në rrjetin Instagram, e famshme për mollëzat më të mëdha në botë, pretendon se ato janë ende të vogla dhe shton se nuk mban mend sa operacione ka kryer.
30 vjeçarja Anastasia Pokreshchuk, nga Kiev, në Ukrainë, bëri mbushjet e para të fytyrës kur ishte 26 vjeçe dhe prej atëhere nuk i ndaluar injeksionet. Ajo thotë se ka shpenzuar më shumë se 3000 euro për operacionet dhe nuk ka në plan të ndalojë së shpejti.
Anastasia ankohet: “Ju mund të mendoni se ato janë shumë të mëdha por në fakt nuk janë mjaftueshëm të mëdha, më duhet ti rifreskoj përsëri së shpejti”.
Anastasia thotë se nuk e mban mend se sa procedura estetike ka bërë në fytyrë.
Ajo ka bërë mbushjet kozmetike në buzë, mollëza, në cepat e gojës dhe ‘botox’ në ballë, si ka ndryshuar formën e nofullës dhe mjekrës.
Ajo është fiksuar aq shumë me mbushjet kirurgjike sa që i ofron si për veten dhe për miqtë e saj.
Anastasia shpërndan imazhet e modifikimeve të saj ekstreme për 153,000 ndjekësat e saj në Instagram.
Pas injeksioneve në mollëza Anastasia thotë se “rashë në dashuri” me pamjen e re.
“I adhuroj ato, gjithmonë kam dashur të dukem kështu dhe tani jam shumë e lumtur. Në disa pjesë të fytyrës i bëj injeksionet edhe vetë rregullisht. E kuptoj që për disa mund të duket e çuditshme por njerëz të tjerë nuk mërziten”.
Ajo shton se ka pasur mjaft reagime negative në rrjetet sociale.
“Janë disa njerëz që më thonë se jam ‘një kurvë e shëmtuar’ dhe se ‘duhet të vras veten’, por mua vetëm më vjen për të qeshur dhe nuk e vras mendjen”.
Në korrik Anastasia tha në një program televiziv se nuk do të ndalojë injeksionet megjithë paralajmërimet e doktorëve.
Ajo thotë me krenari: “E adhuroj pamjen time. Më parë ishte si një patë gri, kisha hundë të madhe e buzë të vogla, por tani kanë marrë të gjitha përmasat e duhura”
“E di që injeksionet mund të jenë të rrezikshme por jam duke studiuar kozmetologji në një kurs online,” tha ajo.
Një nga shikuesit shkruante i habitur ne Twitter: “Çfarë dreqin i ka bërë fytyrës kjo grua?”
Top Channel