Pas shumë insistimesh, Fjorela vendosi që të zhvillojë një takim të dytë me Mevlanin.

Ajo u shpreh në studio se nuk dëshiron të dalë në takime me djemtë “më të vjetër” në emision, pasi nuk ka tërheqje për to. Por vendosi që t’i japë një mundësi Mevlanit, që ky i fundit të shprehet në atë takim. Ajo i kërkoi falje se përse nuk e ka zgjedhur në takim, duke thënë se nuk e shikon si partnerin e saj të ardhshëm. Por duke qenë se Mevlani i bëri një surprizë që atë e ka emocionuar së tepërmi, sipas saj ai e ka merituar plotësisht takimin e radhës me të.

Ndërkaq, pyetjes që i bëri Fjorela, se a është në studio vetëm për të, Mevlani iu përgjigj pozitivisht, duke shtuar se me veprimet dhe insistimin që bën sistematikisht ajo tashmë duhet ta kishte kuptuar këtë gjë.

Fjorela: Në emision je veç për mua?

Mevlani: Besoj e ke kuptuar nga kjo që kam bërë.

Fjorela: Mevlan jam treguar e qartë me ty. Nëse të duket e leverdishme për të më thënë shumë gjëra mua, atëherë ta jap mundësinë. Më fal nëse të kam thënë nuk do të jap një takim të dytë, sepse kam menduar se nuk të shikoj si një partner. Por nëse ti e preferon një takim sepse ke shumë për të thënë, atëherë do e bëjmë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel