Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim njoftues Atasheun e ri ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Stephen Rose, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Rrahman Rama.
Me këtë rast, Hoti, duke i uruar mirëseardhjen Kolonelit Rose, nënvizoi faktin se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së, e cila mbetet e përkushtuar që të jetë ndërvepruese me ushtritë mike dhe e integruar në NATO, ndihmën e së cilës Kosova nuk e harron kurrë dhe e çmon përherë.
Në anën tjetër, Koloneli Rose, duke e vlerësuar Kryeministrin Hoti për mirëpritjen, ndër të tjera, tha se është kënaqësi që të japë kontributin e tij në Kosovë, duke u përkushtuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me interes reciprok
Top Channel