Fushata “RedforKids”/ Vodafone Albania dhuron 15 mijë telefona dhe tableta për nxënësit

13/10/2020 15:35

Fushata #RedforKids, e iniciuar nga Fondacioni “Vodafone Albania”, në muajin e parë të pandemisë Covid-19, me dhurimin e 5,000 tabletave e celularëve të parë, po vijon misionin, për t’u mundësuar fëmijëve të familjeve në nevojë, në të gjithë Shqipërinë, edhe më shumë akses, në sistemin e mësimit online.

Në eventin “Digjitalizim, për më shumë akses në arsim”, organizuar në shkollën 9-vjeçare “Kus”, të Kasharit, shkolle e përfshira në listën e përfituesve iniciativës së Vodafone albania, u prezantua dhurimi i 10,000 pajisjeve të tjera smart telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card me qëllimin që askush të mos mbetet mbrapa në procesin mësimor. 15,000 pajisje smart është totali i kontributit të Vodafone në kuadër të #RedforKids, një dhurim ky, nga më të rëndësishmit për sistemin arsimor në këto kohë të vështira për vendin. Ministrja e arsimit falenderoi përzemërsisht kompaninë Vodafone Albania.

“Gjej rastin vërtetë që ta falënderoj shumë përzemërsisht Vodafone Albania, sepse këto tableta do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë edhe nxënësit, por edhe mësuesit për ta zhvilluar dhe garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor. Që në ditët e para të marrjes së detyrës, kam qenë në terren dhe mund të them se jam e kënaqur me ndërgjegjësimin e lartë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Në këtë përpjekje të madhe, e them me krenari që nuk jemi vetëm. Kemi në krah shumë partnerë tanët, donatorë, biznese të ndryshme, të cilët e kanë në ADN-në e tyre përgjegjësinë sociale.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania,  Achilleas Kanaris tha se RedForKids është iniciativa që ndërmorëm menjëherë në javët e para të karantinës për t’i ardhur në ndihmë atyre fëmijëve që nuk mund të kishin akses në mësimin online.

“Jam i lumtur që së bashku me Fondacionin tonë kemi mundur të arrijmë tek 15,000 familje nëpër Shqipëri dhe po mundësojmë që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin online, njësoj si çdo fëmijë tjeter. Në epokën digjitale, aksesi online nuk është një luks por domosdoshmëri. Si kompani lider në teknologji, i japim një rol të rëndësishëm edukimit digjital dhe gjithëpërfshirjes. Digjitalizimi promovon gjithë përfshirjen dhe ofron mundësi të barabarta aksesi në edukim dhe informacion dhe ne do vijojmë të kontribuojmë në këtë drejtim. Kjo iniciativë shkon në linjë me objektivat tona si Vodafone Group, për krijimin e shoqërisë digjitale dhe ku të gjithë janë të lidhur dhe askush nuk mbetet pas transformimit digjital”.

Drejtoresha e AKSH-it, znj Mirlinda Karçanaj theksoi se e-albania ka ngritur një seksion të plotë për arsimin, që nis me aplikimin online për fondin e ekselencës,

“Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, me nisjen e semestrit të dytë mësimor, do të vijmë me një zgjidhje të madhe për cilësinë e arsimit shqiptar! Do të krijojmë dërrasën e zeze elektronike, një dashboard, ku nxënësit e gjithë parashkollorit dhe gjimnazit, të shohin në kohë reale rezultatet e tyre, printojnë dëftesat me vulë elektronike, apo prindërit të cilët njihen me ecurinë e fëmijëve përmes një sistemi online pa qenë nevoja për “mbledhje me prindër”. E kemi gati për implementim dhe në javët në vazhdim do ta prezantojmë me detaje, edhe përpara jush”.

15,000 aparatet smart, po shpërndahen nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit por vetëm larg bankave të shkollës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA