Ish-partneri i Demi Lovatos, Max Ehrich është fotografuar duke qarë në vendin ku i propozoi këngëtares për martesë.

Ndarja e këngëtares Demi Lovato dhe aktorit Max Ehrich kohëve të fundit është kthyer në një nga temat më të diskutuara në faqet rozë.

Ai është fotografuar duke qarë në plazhin e Malibusë, në vendin e njëjtë ku i propozoi për martesë yllit amerikan. Ata i dhanë fund lidhjes vetëm dy muaj pas fejesës, ndërsa tashmë e gjithë vëmendja është kthyer nga ish- i fejuari i Lovatos.

Përmes fotove, Max i ka njoftuar vetë paparacët, për ‘të dhënë shfaqje’ lidhur me ndarjen nga Lovato.

“Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe ata të gjithë e kanë bllokuar atë. Ajo është në kontakt me avokatët tani se çfarë të bëjë”, është shprehur një burim.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel