Pak ditë më parë modelja Arbenita Ismajli, tregoi se ajo dhe reperi Fero kanë lënë pas krahëve të gjitha keqkuptimet dhe janë përsëri bashkë.

Modelja publikoi një video, ku shihej duke përkëdhelur nga koka reperin, ndërkohë që ai qëndronte në celular.

Tashmë gjithçka mes tyre i është kthyer normalitetit dhe Arbenita nuk është kursyer fare në publikimin e një videoje intime me Feron. Videoja e postuar së fundmi është realizuar në 11 tetor dhe të dy ata shihen të shtrirë në shtrat me njëri-tjetrin.

Reperi shfaqet duke i dhuruar puthje të shumta dhe përqafuar të dashurën e tij, ndërkohë që ajo shijon përkëdheljet.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

 

 

FOTO GALERI
1/14

Top Channel