Cakaj telefonatë me Arancha González Laya: Spanja mbështet Shqipërinë në BE

13/10/2020 19:37
Gent Cakaj dhe Arancha González Laya

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit të tij në Maltë, ka zhvilluar edhe një lidhje telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

Telefonata u fokusua në diskutime lidhur me çështjet të rëndësisë dypalëshe. Gjithashtu, homologët diskutuan për punën e bërë prej Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, bashkëpunimin mes dy vendeve brenda OSBE-së, si dhe ecurinë e organizimit të Unionit për Mesdheun, që do të mbahet në Barcelonë.

“Falënderues për mbështetjen tejet domethënëse të Spanjës në procesin e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE”,  u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Top Channel