Berati “i palëkundur”: Më pëlqen Shqipja është e vërtetë…

13/10/2020 18:56

Berati u komentua së shumti në momentin që hyri në emisionin “PërPuthen”.

Ai u përshkrua nga vajzat si një djalë tepër simpatik dhe tërheqës. I pyetur asokohe nga moderatorja Bora Zemani, se cila nga vajzat i ka bërë më shumë përshtypje, Berati tha Shqipja. Ai e cilësoi Shqipen si një person të vërtetë dhe jo fallco. Me të njëjtën mendim ai vijoi në takimin që kishte me Fjorelën.

I pyetur nga vajza, se çfarë pëlqen te Shqipja, që do të dëshironte ta bënte dhe ajo, ai u përgjigj se Shqipja është e vërtetë dhe se ai e vlerëson së shumti për atë që është.

Fjorela: Çfarë të pëlqeu te Shqipja?

Berati: Më ka pyetur për cilën vajzë ke pëlqyer. Unë thashë Shqipja, ajo është e vërtetë është ajo që është dhe unë e vlerësoj për atë që është.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel