Prezenca e Teas në studio u arrit me anë të një lidhjeje në “Skype”, pasi vajza kishte kryer një ndërhyrje, më konkretisht balonin gastrit, e cila ka si qëllim humbjen në peshë.
Lidhur me këtë ndërhyrje, Shqipja dha mendimin e saj e tha se ajo nuk është pro e ndërhyrjeve të tilla. Bazuar nga ajo që tha Tea, e cila e lidhi kequshqyerjen e saj për shkak të impenjimeve të tepërta, Shqipja tha se në restorant mund të porosisësh sallatë, e jo makarona.
Në këtë moment reagoi Tea i cila iu drejtua Shqipes duke i thënë: “Unë blej sallatë, aq sa blen ti libra”.
Tea: Unë blej sallatë, aq sa blen dhe ti libra.
Shqipja: Ku e di ti çfarë bëj unë.
Tea: E shoh nga mënyra se si artikulon.
Shqipja: Çfarë është artikulimi Tea.
Tea: Bli një fjalor në bibliotekë dhe lexoje aty.
Top Channel