Reperja e famshme feston ditëlindjen, e vesh stilistja shqiptare…

12/10/2020 22:09

Reperja me famë botërore Cardi B ka festuar së fundmi ditëlindjen në një festë madhështore në Las Vegas.

Përveç rrethit të gjerë shoqëror të reperes, i pranishëm ishte dhe Offset me të cilin nuk i kurseu as puthjet, duke konfirmuar kështu publikisht ribashkimin e tyre. Pavarësisht festës, një tjetër detaj mori vëmendjen, pasi Cardi në këtë event të rëndësishëm zgjodhi të vishej nga stilistja kosovare, Lena Berisha.

Fotografitë janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe veshja e saj ka marrë komplimente të shumta. Cardi B nuk është i vetmi i famshëm botëror që Lena ka bashkëpunuar, pasi stilistja ka veshur edhe yje të tjera ndërkombëtare përfshirë këtu Bebe Rexhën.

Fustani i veshur nga reperja ishte pjesë e koleksionit të fundit, e cila u prezantua pak më parë nga modelja Oriola Marashi. Kjo e fundit ndau në rrjete sociale foto, duke treguar se Cardi B ka veshur fustanin që ajo ka reklamuar.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA